Videot dhe fotot që dëshmojnë shtatzëninë e Xhensilës, kohët e fundit kanë qenë nga më të ndryshmet. Pavarësisht të gjithave këngëtarja apo bashkëshorti i saj Bes Kallaku, akoma nuk kanë pranuar asgjë, pavarësisht se barku i Xhensilës ka filluar të rrumbullakoset.
Së fundmi ajo ka surprizuar me vendimin e fundit që ka marrë, pasi të gjithë po prisnin që Xhensila të shijonte momentet në privatësi, ajo ka lajmëruar se së shpejti do të rikthehet me një videoklip të ri.
Siç bën të ditur "Prive", këngëtarja do të vijë në bashkëpunim me Ardian Bujupin dhe videoklipi do të realizohet në Tiranë.