Jeta prej beqari duket se po i jep një shkëlqim tjetër ylli hollivudian Brad Pitt.
Aktori 53 vjeçar është parë në një dalje publike pasi hëngri drekë me miq të tij dhe duhet thënë që ndryshimi ishte radikal. Jo vetëm shumë më i shëndetshëm se herët e fundit, pasi gjatë një periudhe kishte rënë shumë në peshë, por edhe shumë më në formë fizikisht. Ai në këtë mënyrë pastroi reputacionin e tij prej zemërthyesi, ndërkohë që është përfolur së fundmi për një lidhje të re me bukuroshen Sienna Miller. Në këtë dalje Pitt duket qartë që e ka tejkaluar ndarjen e dhimbshme nga bashkëshortja Angelina Jolie, ndërsa është pamja më e mirë e tij që nga divorci i tejet publicizuar.