Këtë vit në ekranin e “Top Channel” do të kthehet reality show i njohur “Big Brother” dhe në media po përflitet shumë se kush do ta prezantojë. Mësohet se Arbana nuk do të jetë prezantuesja, pasi ajo disa kohë më parë u shpreh se është në dilemë për këtë format. Por në media këto ditë po përflitet se moderatore e “Big Brother 10” do të jetë prezantuesja Luana Vjollca. Vet ajo në finalen e “Shiko kush luan” tha se brenda 1 muaji do të rikthehet në ekran. Pas kësaj deklarate, të shumtë kanë qenë ata që kanë menduar se Luana do të prezantojë “Big Brother”. Emri i saj u përfol edhe më parë se do të drejtojë këtë spektakël.