INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dolën të dy nga Përputhen, Alvisa dhe Bashkimi habisin fansat: Nuk jemi çift

Dolën të dy nga Përputhen, Alvisa dhe Bashkimi habisin fansat: Nuk jemi çift

Publikuar më: 12:31 04-01-2022

Bashkimi dhe Alvisa mbyllën pak javë më parë rrugëtimin e tyre në “Përputhen”. Dyshja dolën çift nga programi, për të vazhduar jashtë historinë e dashurisë. Ata i surprizuan të gjithë para disa ditësh kur thanë se në 2022 janë gati të bëhen prindër. Ndërsa të ftuar në "Pardon Mu French", ata treguan si po i kalojnë këto ditë, zbuluan detaje nga marrëdhënia e tyre si dhe treguan planet për të ardhmen. 

Mirëpo, sot janë bërë kryefjalë e mediave rozë pas intervistës së tyre në "Shqipëria live". Ata thanë se nuk e quajnë veten "çift" dhe se janë në njohje e sipër.

Alvisa: Ne jemi në njohje e sipër.

Bashkimi: Nuk më pëlqejnë epitetet, po e njoh këtë vajzë. Epitetet kanë përgjegjësi.

Alvisa: Çift quhemi kur marrëdhënia të thellohet. Se ne nuk e njohim njëri-tjetrin aq mirë.

Një tjetër deklaratë e papritur ishte edhe ajo e Alvisës e cila tha se nuk i pëlqen Amerika pasi i duket shumë larg nga çdo gjë ka ndërtuar në Shqipëri. Kujtojmë se Bashkimi jeton në SHBA dhe nuk dihet se çfarë do vendosin ata për të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385