INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doli në audiopërgjimet e BILD, merret në pyetje deputeti socialist

Doli në audiopërgjimet e BILD, merret në pyetje deputeti socialist

Publikuar më: 13:19 22-06-2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje Ilir Ndraxhin, deputetin socialist emri i të cilit doli në përgjimet e publikuara nga BILD nga dosja 339.

Ndraxhini është shprehur për Oranews se është paraqitur në prokurori dy ditë më parë  pas thirrjes së bërë nga organi i akuzës.

"Jam i hapur ndaj procesit hetimor" është shprehur me tej ai.

Më 5 qershor gazeta gjermane BILD publikoi 6 audiopërgjime të bisedave të Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak. Përgjimet tregonin angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë Socialiste si dhe për të emëruar në listën e PS-së, si kandidat për deputet Ilir Ndraxhin. 

Në një nga përgjimet ai komunikon me vëllanë e kandidatit për deputet, si dhe me kryetarin e bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani për të renditur në listën e kandidatëve të PS-se, Ilir Ndraxhin. 

deputeti_socialist.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281