Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila jeton prej vitesh në Greqi, ku ka zhvilluar edhe karrierën e saj muzikore, këtë vit përfaqësoi Qipron dhe zuri vendin e dytë në Eurosong.
Por në atë moment aq të lumtur për të prindërit e saj nuk ndodheshin në Lisbonë për ta mbështetur atë. Në një intervistë për mediat greke, babai i Elenit, teksa foli për vajzën e saj dhe pjesëmarrjen e saj në Eurovision, zbuloi edhe arsyen pse nuk ishte pranë së bijës në Lisbonë, duke thënë se ndonëse ajo u kishte thënë atyre te shkonin, ne te vertete nuk e donte qe ata te ishin.
“Ia dolëm, jam shumë i lumtur për vajzën time, na bëri krenar, nuk shkuam, sepse ajo nuk dëshironte që ne të shkonim, na tha, por ajo nuk donte”.
Para se vajza të fitonte vendin e dytë, babai është shprehur:
“Besoj se do te fitoje, të shohim, tani unë jam babai më krenar, kam pasur gjithnjë besim te vajza ime, dëshiroj që ajo të jetë mirë gjithmonë”, tha ai.
Eleni Foureira në një intervistë të mëparshme në media ka thënë se ka kaluar vite të vështira në fëmijëri.
Të njëjtën gjë pranoi edhe babai i saj, duke i thënë kamerës së “Revealed” se “ishte e vështirë për vitet e fëmijërisë së Elena Foureira, pasi çdo fillim është gjithashtu i vështirë”.