Sot Shkodra ka nevojë për më shumë paqe. Por nuk ndodh shpesh që mesazhi i priftërinjve gjatë predikimit ti drejtohet drejtpërdrejt kriminelëve dhe vrasësve. Gjatë meshës kushtuar dy vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, nga Shkodra Dom Artur Jaku ju drejtua atyre që shkrepin armët e marrin jetë njerëzore.
"Mos harroni, ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete. Dhuna, terrori, vrasjet në Shkodrën tonë, vendin tonë, duhet të ndalen. Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë.”
Dom Artur Jaku kësaj radhe la mënjanë politikën, pasi ajo tha ai e merr përgjigjen nga populli.
"Politika e merr ndëshkimin me votë" theksoi Jaku.