INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dom Gjergj Meta “rrëzon” mitin e kishës së Laçit

Dom Gjergj Meta “rrëzon” mitin e kishës së Laçit

Publikuar më: 09:55 01-06-2016

Famulltari i Kishës së Shën Luçisë në Durrës, Dom Gjergj Meta në 1 qershor ka postuar një status, ku ka shkruar se në këtë ditë me një grup fëmijësh dhe të rriturish së zonës së Shën Vlashit do të bëjnë një shtegëtim lutjesh. Ai ka bërë dhe një reflektim në lidhje me kishat në vend. Sipas tij Kisha e Shën Ndout në Laç është caktuar, së bashku me Katedralen e Shën Palit në Tiranë dhe Kon-Katedralen e Shën Luçisë në Durrës, si Kishë jubilare për Vitin e Mëshirës të shpallur nga Papa Françesku.
Po Dom Gjergji thekson se Kisha e Laçit nuk është një vend magjik, as një vend ku shkohet për “dërman” apo mrekulli. Duke rrëzuar deri diku mitin e krijuar nga shumë shqiptarë që pavarësisht besimeve e kanë parë si vend të mrekullive. Ai për këtë ka dhe një argument, pasi thotë se mrekullitë Zoti i bën kudo dhe përdite, mjafton të hedhim sytë përreth dhe brenda nesh.
Dom Gjergji e mbyll shkrimin dhe me një ftesë për të gjithë besimtarët: “Ju premtoj të gjithëve lutjen time për secilin prej jush dhe nëse doni më shkruani në inbox dhe do të lutem për secilin.”

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824