INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Domatet do të kenë sërish shije. Studiuesit gjejnë “formulën” [Video]

Publikuar më: 17:11 27-01-2017

Domatet kanë humbur në mënyrë dramatike shijen e tyre në 50 vitet e fundit,thonë shkencëtarët. Me versionet më moderne të krijuara ndonjëherë, madhësia e domateve që tregtohen në supermarkete është dyfishuar duke humbur edhe shijen. Por studiuesit thonë se mund të rikthejnë shijen e domateve bio, te cilat kanë plotësisht 25 variacione gjenetike që ndikojnë në aromën që ato përmbajnë. Fermerët paguhen për domatet që ata prodhojnë, jo për shijen e tyre dhe kjo është arsyeja pse madhësia e domateve nga një 100g që ishte dikur ka shkuar në 200g duke humbur edhe shijen. Kërkimi i realizuar në 398 varieteteve të domateve qe tregtohen sot dhe atyre të egra, gjeti se shkak për humbjen e shijes janë ndërhyrjet e bëra nga njeriu. Studimi, i publikuar në revistën Shkenca, gjeti rreth 25 variacione gjenetike, të cilat ndikojnë nivelin e kimikateve në domate dhe shijen aq shumë sa ato mund të ndryshojnë ngjyrën e syve apo të flokëve tek njerëzit. Ata i testuan këto ndryshime, duke i dhënë një paneli për të konsumuar 101 varietete të ndryshme të domateve. Në këtë mënyrë ata mund të mësonin se cila shije u pëlqente më shumë. Rezultati është një listë e 33 kimikateve, të cilat njerëzit besojnë se e bëjnë domaten më të mirë. Këto do të përdoren nga shkencëtarët për të kaluar polenin te bimët e ndryshme të domates, duke krijuar fruta me shije, por duke mbajtur ende të njëjtën madhësi dhe pa ndikuar në numrin e domateve të prodhuara.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098