INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dominika “shkatërrohet” nga Uragani Maria, arrin kategorinë 5 [VIDEO]

Publikuar më: 08:18 19-09-2017

Uragani Maria i cili po kërcënon seriozisht ishujt karaibe, të goditura më herët nga uragani Irma, ka shtuar fuqinë e tij duke shkuar në kategorinë 5.

Dominika ka qenë stacioni i parë i Uraganit Maria. Kryeministri Roosevelt Skerrit thotë se dëmet janë të mëdha.

“Ne kemi humbur gjithçka që paratë mund të blejnë,” tha ai në një postim të Facebook.

Uragani u përforcua në një kategori “potencialisht katastrofike” të fuqisë pesë, përpara se të bënte ulje në ishullin e Karaibeve.

Më parë z. Skerrit kishte postuar përditësime të drejtpërdrejta kur çatia e tij u shqye, duke thënë se ai ishte “në mëshirën e plotë të stuhisë”.

“Frika ime më e madhe për mëngjesin është se ne do të zgjohemi nga lajme që raportojnë për plagosje të rënda fizike apo dhe vdekje të mundshme si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shira të vazhdueshëm”.

Maria po ecën përafërsisht në të njëjtën rrugë si Irma, stuhia që shkatërroi rajonin këtë muaj.

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917