Don Phenom dhe bashkëshortja e tij, Anxhi Dema, janë bërë rindër për herë të parë! Bukuroshja ka sjellë në jetë një djalë, të cilin bashkë me partnerin, e kanë pagëzuar me emrin Troi.
Lajmin e bukur e ndau me të gjithë vetë Phenom, duke publikuar në rrjete sociale një foto të të voglit nga materniteti.
Megjithatë, reperi është treguar i kujdesshëm për të mos e zbuluar pamjen e të birit.
“Djali jem, Troi Sterkaj, ju uron një vit të mbarë! Gëzuar 2021!” shkroi ai krahas postimit.
Dyshja e mbajti të fshehtë shtatzëninë për shumë gjatë. Ata e ndanë lajmin se do bëhen prindër vetëm në fillim të dhjetorit, kur Anxhi nëpërmjet një fotoje me barkun e rrumbullakosur në Instagram, tregoi se është në pritje të ëmbël.
Lidhja e çiftit u zbulua në shtator të vitit 2019, ndërsa në muajin prill të vitit që lamë pas, Dema konfirmoi në rrjete sociale lidhjen me Don Phenom, nëpërmjet një fotoje shumë romantike.