Para pak ditësh Noizy publikoi këngën e tij me Varrosin nën titullin “Meksikane”. Por shumë fansa sapo e dëgjuan këngën vunë re se ajo ka një ngjashmëri shumë të madhe në tekst me këngën “Tëerkirate” të Don Phenom. “Duket meksikane po mduket se asht’ shkodrane, po mduket se s’jam i sigurt se dialektin pejane”, është një pjesë e tekstit që Noizy repon në këngën e tij.
Kjo fjali ngjason shumë me “E do tjera sikur t’Republikës Domenikane, ndoshta duket si spanjolle ngaqë është shkodrane”, e cila është pjesë e këngës “Tëerkirate” të Don Phenom. Duke parë këtë ngjashmëri të madhe, Don Phenom ka publikuar një foto në Instagram, ku ka ironizuar keq reperin. “Nese fjal t’mira najher shkruni , asht Kur Po i merrni tekstet tona e pak ma ndryshe Po i thuni”, shkruan ai.
Noizy nuk reagoi fillimisht lidhur me këto akuza, por më në fund ka bërë një postim që duket i drejtpërdrejtë ndaj Don Phenom. Ai ka postuar një foto ku shkruan: “Hmmm këngën e kujt me vjedh tani”.