INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Don’t f… them…”, reagon Kumbaro: Përkthimi u keqinterpretua

“Don’t f… them…”, reagon Kumbaro: Përkthimi u keqinterpretua

Publikuar më: 18:17 05-11-2018

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka sqaruar në Facebook, postimin e para disa ditëve dhe shprehet se është përkthyer gabim.

Në postimin e saj, Kumbaro shkruan se statusi i saj ishte një citim origjinal i regjisorit John Waters.

“Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal të John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim.

I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksi” shkruan Kumbaro.

mirela_2.PNG

 

 

mirela.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172