Dj i njohur shqiptar ka publikuar klipin e tij të fundit në YouTube.
Në fakt kënga është transmetuar në IN Tv për disa javë tashmë, por vetëm dje është hedhur në sajtin më të klikuar të videove. “Don’t Let Me Go” është bërë nga Dj Aldo në bashkëpunim me këngëtaren e re Lorela, zëri i të cilës duket se përshtatet shumë me muzikën e Aldos. Klipi është shumë tërheqës dhe nuk e themi vetëm prej vajzave të bukura që janë bërë pjesë e tij, pasi edhe ritmi ndërthuret bukur në morinë e ngjyrave.X Xhirimet e “Don’t Let Me Go” janë realizuar në eventet e Dj Aldo në Tiranë, për të cilin, gjykuar nga fragmentet e përfshira në video, mund të themi që keni bërë gabim në rast se keni humbur.