Ai është një nga reperët më në zë në Shqiptari dhe jo vetëm. E kemi fjalën për Don Xhonin, i cili ka dhënë së fundmi një intervistë për Radio Jam FM në Berlin të Gjermanisë. Ai u pyet nga moderatori për deklaratën e komedianes iranioano-gjermane, Enissa Amani, e cila i ka reaguar publikisht një deputeti gjerman duke e quajtur “racist” dhe tani rrezikon deri në 40 ditë burg.
Duke qenë se deklaratat raciste të deputetit të AfD-së ishin bërë edhe për shqiptarët, reperi i hitit “Kokaina” tha se qëndrimet e tij janë të gabuara.
“Politikanët duhet të mbështesin popullin e tyre dhe jo të punojnë kundër tij. Nuk ka të bëjë fakti që jam shqiptar, qëndrimi i tij është i gabuar. Nuk është e vërtetë që shqiptarët janë hajdutë. Edhe shqiptarët i përkasin Gjermanisë. Ata janë investitorë të mëdhenj, kanë firma ndërtimi, punojnë nëpër firma ndërtimi, nëpër institucione shëndetësore, nëpër banka e etj. Mendoj që opinioni i tij nuk ka vlerë”, ka thënë Don Xhoni.