Nick Jonas vazhdon të thyejë zemrat në mbarë botën.
Ndonëse u përfol për një lidhje të re mes tij dhe aktores Lily Collins, duket se në të vërtetë Jonas vazhdon ende romancën me aktoren 36-vjeçaren Kate Hudson. Kanë qenë burime pranë Entertainment Tonight ato që kanë treguar se këngëtari 23-vjeçar dhe Hudson janë parë bashkë përgjatë javës duke darkuar në një restorant italian në Los Angeles të quajtur "Pace", ku kanë qëndruar për plot 4 orë. Dëshmitarë të pranishëm aty kanë konfirmuar se çifti ishin shumë të afërt me njëri tjetrin madje kanë shkëmbyer edhe një puthje të lehtë nën dritën e qirinjve. E teksa janë larguar bashkë pas mesnate me të njëjtën limuzinë, Nick Jonas dhe Kate Hudson kanë shtuar edhe më tepër dyshimet rreth një lidhje serioze mes tyre. Të paktën kështu shpresojmë, duke qenë se asnjëri prej tyre nuk dëshiron të dalë hapur!