Njësia numër 5 në kryeqytet ka qënë një nga zonat më të nxehta në Tiranë. Për faktin se PD ka luftuar fort për të triumfuar ndër vite, por deri në zgjedhjet e mëparëshme nuk ja ka dalë, sot nuk i dihet. E kjo KZAZ ka marrë gjithnjë vëmendje të shtuar të ndërkombëtarëve. Sot në mëngjes është parë mbasadori amerikan Donald Lu. Ai është ulur për të ndjekur numërimin ndërkohë që të pranishëm ishin edhe kandidatët, Pandeli Majko i PS dhe Halim Kosova i PD.