INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu i vendosur, kërkon konsensus nga Berisha e Basha

Donald Lu i vendosur, kërkon konsensus nga Berisha e Basha

Publikuar më: 14:51 13-07-2016

Në ditën kur demokratët i thanë “JO” propozimit hibrid të Viktoria Nulad, Ambasadori Amerikan në vendin tonë Donald Lu ka rifilluar takimet me përfaqësuesit demokratë. Në tentativë për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale për reformën në drejtësi, Ambasadori amerikan, Donald Lu, zhvilloi ec e jaket e tij në zyrat politike të opozitës.
Sali Berisha u largua nga mbledhja e grupit democrat ende pa përfunduar, dhe arsyeja ishte Donald Lu. Mësohet se në zyrën e ish kryeministrit Berisha, Lu ka qëndruar për më shumë se 30 minuta. Pas këtij takimi Ambasadori Amerika shkoi në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
I gatshëm për negociata me maxhorancën u shfaq Lulzim Basha menjëherë pas takimit me grupit e tij parlamentar. Por Edi Rama shkoi më tej kur i kërkoj sërisht një takim kokë më kokë, me shpresë arritjen e konsensusit.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436