Ambsadori Amerikan, Lu në një aktivitet për 25 vjetorin e rinisjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA nuk ka mundur të heshtë sërisht për politikanët dhe gjykatësit shqiptarë. Në mënyrë indirekte ai beson se përfshirja e të rinjve në këto sektorë do të sjellë persona më të përgjegjshëm. Ai ka thënë se në Shqipëri ka nevojë për gjykatës dhe madje edhe politkanë të rinj, më të mirë dhe më të zgjuar, që ti shërbejnë vendit të tyre.
Ja si është drejtuar të rinjve Lu: “Shumë prej jush duan të bëhen mjek, jurist, arkitekt dhe inxhinierë. Shpresoj që shumë prej jush të futen edhe tek shërbimi publik, si oficerë policie, gjykatës madje edhe politikanë. Shqipëria ka nevojë që të rinjtë e saj më të mirë dhe më të zgjuar të shërbejnë si vendimarres në të ardhmen, ndoshta në këtë sallë kemi ministrin e ardhshëm të Jashtëm, apo ambasadorin në SHBA” .