INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu. Jo një Prokuror që mbron politikanet. Ka vdekur koha që politika të kontrollojë drejtësinë

Donald Lu. Jo një Prokuror që mbron politikanet. Ka vdekur koha që politika të kontrollojë drejtësinë

Publikuar më: 11:23 12-12-2017

Ambasadori amerikan Donald Lu është investuar shumë në çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Pasi deklaroi publikisht se mandati i Adriatik Llallës ka përfunduar, me një gjuhë të drejtpërdrejtë, Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka përcjellë sot mesazhin e qartë pse duhet larguar kryeprokurori Adriatik Llalla të cilit i ka mbaruar mandati më 7 dhjetor.
Donald Lu:
“Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të hyjë në BE nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë. I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të punojmë së bashku për të gjetur një zëvendësues të përkohshëm të prokurorit të përgjithshëm të cilit i përfundoi mandati 5 vjeçar me 7 dhjetor. Të dy palët duhet ti japin fundit epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar. Politikanet kanë frikë nga reforma
Reforma në drejtësi po hyn në një çast vendimtar, komisionet e Vettingut dhe vëzhguesit ndërkombëtar kanë punuar shumë, së shpejti ata do të përfundojnë çështjet e para të Vettingut. Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera të reformës në drejtësi, përfshirë SPAK dhe BKH. Shqiptarët presin me padurim për drejtësi dhe politikanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë së fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur. Ajo nuk ka vdekur por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur. Sistemi i vjetër i drejtësisë mbrojti njerëzit me pushtet dhe pasuri përmes korrupsionit dhe ndikimit politik.

Article Logic
Execution time: 0.0020549297332764