Ambasadorin amerikan Donald Lu jemi mësuar ta shohim në shumicën e rasteve si “gjuetarin” në kërkim të “peshkut të madh”, por diplomati di si të lërë mënjanë detyrimet e postit të rëndësishëm.
Në një postim në rrjetin sociale Facebook ambasada amerikane në Tiranë mësojmë se skuadra e futbollit e ambasadës ka mposhtur skuadrën e Malit të Zi.
“Urime skuadrës së futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë për fitoren e Kampionatit Rajonal të futbollit të Ambasadave Amerikane 2018! Skuadra jonë mposhti skuadrën e Malit të Zi 2 me 0 dhe më pas fitoi me skuadrën e Maqedonisë 6 me 4 në ndeshjen finale. Ishte shumë bukur të kalonim kohë me kolegët tanë nga rajoni dhe të sillnim kupën në Shqipëri!”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.
Dhe sic duket nga fotot ambasadori është veshur kuq e zi së bashku me skuadrën e tij dhe kanë sjellë edhe një trofe.