Pas deklaratave të pak ditëve më parë për familjet mafioze dhe klanet e krimit në Shqipëri, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka plasur një tjetër “bombë”.
Sot ai ka kërkuar veprime konkrete kundër peshqve të mëdhenj të krimit dhe ka kërkuar që gangsterët të futen në burg.
Këtë deklaratë ambasadori e ka dhënë në një koment pas videos së postuar nga gazetari Skënder Minxhozi.
“Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit.
Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës”, shkruan Lu.