Në ditën ku vendoset fati i shqiptarëve dhe për katë vjet, Ambasadori e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu ka shpërndarë një mesazh për të gjithë zgjedhësit.
Kryediplomati amerikan apelon që qytetarët të dalin masivisht në votime dhe të shprehin të drejtën e tyre kushtetuese. “Zgjedhjet janë një festë e demokracisë! Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet", thuhet në mesazhin e Lu. Ai shton se ambasada ka vendosur dhe 34 ekipe me vëzhgues.