INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu: Miratimi i reformës, fitore për popullin shqiptar

Donald Lu: Miratimi i reformës, fitore për popullin shqiptar

Publikuar më: 00:11 22-07-2016

Ambasadori i SHBA Donald Lu, i cili ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në arritjen e konsensusit mes palëve politike, ka përshëndetur miratimin e reformës në drejtësi. Përmes një deklarate të shpërndarë nga Ambasada amerikane, Lu e ka konsideruar fitore për popullin shqiptar, dhe pa përgëzuar parlamentin për arritjen e konsensusit.

Deklarata nga Ambasadori i SHBA Donald Lu

Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete të reforme fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e fortë.

Article Logic
Execution time: 0.0026810169219971