INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu në aksion, takon një e nga një deputetët e opozitës

Publikuar më: 12:31 08-07-2016

Një ditë pas letrës publike drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamentit Shqiptar, ku ambasadori Amerikan kërkoi votëm pro për reformën në drejtësi, pavarësisht vendimit politik të lidershipit, Donald Lu nuk ndalet. Në orët e para të mëngjesit diplomati Amerikan zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafa. E pas bisedave zyrtare në zyrat shtetërore, Donald Lu ka ndryshuar taktikë. Ashtu siç bëjnë pjesa më e madhe e shqiptare, ku çështjet më të rëndësishme diskutohen në kafe, edhe Donald Lu është parë në takime me deputetë demokrate në baret e kryeqytetit. Ai ka zgjedhur t’i thërrasë një e nga një deputetët demokratë, dhe të zhvillojë një bisedë larg zyrave politike. E para që është fotografuar me Ambasadorin Amerikan, në një nga kafet e kryeqytetit, ka qënë deputetja Majlinda Bregu pak ditë më parë. Ndërsa këtë premte Ambasadori Lu është takuar me një tjetër deputetë të djathtë. Mësohet se Doland Lu është takuar me deputetin demokrat të Beratit Astrit Veliaj, me të cilin ka konsumuar një kafe në një nga baret e kryeqytetit. Mësohet se kafja ka zgjatur 20 minuta ndërsa reforma në drejtësi besohet se ka qënë në qëndër të këtij bashkëpunimi. Nuk dihet se kush e ka “rradhën” nga deputetët demokratë që të zhvillojë një takim kokë më kokë me Donald Lu, por ajo që mund të themi është se ambasadori Amerikan po bën çdo lëvizje që reforma në drejtësi të miratohet në 21 korrik. Për këtë qëllim ai nuk ka kursyer as thirrjen pulike që deputetët të dalin kundër vendimit të krerëve të partive politike dhe të votojnë pro reformës në drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0040199756622314