INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu në protestë,

Donald Lu në protestë, "kërcënon" sërisht!

Publikuar më: 10:03 19-07-2016

Ambasadori Amerikan Donald Lu, pasi braktisi një ditë më parë tryezën e krerëve të politikës për Reformën në Drejtësi, sot ka habitur të gjithë, pasi ka dalë në shesh për të protestuar.
Ai i është bashkuar shoqërisë civile e cila ka mbajtur një protestë tek Kryesia e Kuvendit ku kërkon miratimin e Reformës në Drejtësi.
Lu ka folur sërisht: “Jam i bindur se këta persona kanë për zemër interesat më të mira për Shqipërinë. Pyetja është nëse do të kenë kurajon të votojnë për atë që dinë se është gjëja e duhur për Shqipërinë apo do të votojnë për shkak të frikës së udhëheqësve. Koha për të vendosur është tani, miratojeni këtë reformë! Do të ketë pasojë për ata deputetë që votojnë kundër reformës.”

Sipas Lu pushtetarët kanë frikë dhe ai do i dorëzojë partive politike udhëzimet mbi pasojat, që vijnë direkt nga Uashingtoni nëse reforma nuk kalon. Po ai lajmëron se ato janë të rënda dhe afatgjata.

Ambasadori ka zbuluar edhe një tjetër detaj se ekspertët dhe përfaqësuesit e zgjdhur një ditë më parë nga partitë politike në vend, kanë qëndruar të mbyllur në kuvend deri orët e vona të mbrëmjes, po e pas 8 orësh nuk kanë arritur ende asnjë kompromis.


“Dje pas takimit të shkurtër midis Z. Rama, Z. Meta dhe Z. Basha, ekspertët tanë u takuan për 8 orë negociata deri në 2 të mëngjesit. Por nuk arritën dot një marrëveshje. Pas 18 muajsh negociata, pse nuk arrijmë kurrë një marrëveshje?” Pse? Për shkak se është e qartë se disa nga këta politikanë nuk duan marrëveshje. Dy javë më parë, dëgjova me zë të fortë nga Basha dhe Bylykbashi se nëse e zgjidhnim paragrafin 88, ata do ta votonin reformën që të nesërmen. Më 9 korrik e zgjidhëm paragrafin 88. Në fund, Rama u dorëzua dhe u ofroi atyre saktësisht atë që Basha kishte kërkuar, një proçes përzgjedhjeje të quajtur 6 plus 6. Por kjo nuk mjaftonte. Tani për herë të parë ata thonë se për shkak të sovranitetit kombëtar nuk mund të pranojmë që të huajt të bëjnë vlerësimin për kualifikimin e komisionerëve. Kjo është e çuditshme. Në 19 maj Basha na tha ne dhe ambasadores Vlahutin se të huajt ishin të vetmit persona që mund ta pastronin peshkun nga koka. U tha të njëjtën gjë edhe deputetëve të PE Kukan e Flanckerstein. Bylykbashi e përfshiu këtë në propozimin e tij zyrtar të shkruar që na dërgoi. Dhe tani papritur po ndryshojnë qëndrimin e tyre,” tha Lu gjatë protestës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219