Ambasadori amerikan ka rifilluar lëvizjen e tij në Tiranë, duke zhvilluar takime të posaçme me disa zyrtarë të lartë, pak ditë pas grabitjes së një tjetër makine e cila transportonte para në drejtim të Rinasit. Këtë të martë në orët e paradites Ambasadori Amerikan, Donald Lu ëhstë nsiur për në zyrën e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, ku zhvilloi një takim për rreth një orë. Ende nuk janë bërë publike detajet e këtij takimi, por besohet se vjedhja e parave në Laknas të jetë pjesë e bisedimeve mes dy zyrtarëve të lartë.
Ky takim vjen një ditë pasi ambasadori Lu ishte në kryeministri ku zhvilloi takim me disa ministra të kabintetit dhe Guvernatorin e BSH, Gent Sejko.
Në takimin e djeshëm morën pjesë ministrat Ahmetaj, Bushati, Kodheli, Vasili dhe zëvëndës Kryeministri Niko Peleshi.