INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu: PD të kthehet në Kuvend

Donald Lu: PD të kthehet në Kuvend

Publikuar më: 16:19 02-03-2017

Në ditën e 13 të protestës së Partisë Demokratike, Ambasadori Amerikan Donald Lu ëhstë I kthjellët në qëndrimin e tij mbi këtë tubim popullor. Vendi i opozitës është në Kuvend thotë diplomati amerikan . Partia Demokratike duhet ti rithehet menjëherë jetës parlamentare dhe të votojë Komisionet e Vettingut. Ka qenë kjo kërkesa e artikuluar nga Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë një dreke pune me gazetarë të njohur në vend.
Mësohet se diplomati amerikan Donald Lu ka deklaruar se mbështet protestat, por jo bojkotin e parlamentit.
Ambasadori amerikan është shprehur se bojkoti bllokon reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.
Ai ka apeluar palët të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje por pa penguar proçesin e vettingut për të cilin është votuar në ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut.
Donald Lu:
“SHBA mbështet kërkesën për zgjedhje të lira për dekriminalizimin dhe për lirinë e shtypit por këto çështje të mos lidhen me zbatimin e reformës në drejtësi dhe proçesin e vettingut”.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432