INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu për ‘peshqit e mëdhenj’: “Në shkurt do të shohim frytet e para të Vettingut”

Donald Lu për ‘peshqit e mëdhenj’: “Në shkurt do të shohim frytet e para të Vettingut”

Publikuar më: 10:54 18-01-2018

Bazuar në reformën e Vettingut, reformë e cila do të filtrojë edhe vendin tonë, një pjesë e rëndësishme është edhe ajo e arrestimit të “peshqëve të mëdhenj” ku fjala është për personat me pozita të larta të cilët janë bërë pjesë e akteve korruptive.

Ashtu siç e ka theksuar edhe ambasadori amerikan Donald Lu, ishte lajmëruar që muaji janar do të ishte fillimi i vitit 2018 i cili do të sillte arrestimet e para të njerëzve me peshë që do të vinte në zbatim filtrimin e ligjit bazuar në reformën e Vettingut.

Donald Lu i është rikthyer kësaj çështjeje përmes një interviste dhënë për gazetën Dita ku shprehet se për “peshqit e mëdhenj” po pyet edhe ai të gjithë zyrtarët e qeverisë, Rama 2.

“Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar?  Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi por jo rezultatet e mëdha që presin. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit.

Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu. Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin.

Por nuk duam premtime, duam rezultate. Njerëz seriozë në qeveri dhe në opozitë kërkojnë rezultate. Kjo përpjekje ka mbështetjen e plotë të prokurorëve federalë të SHBA dhe agjencive ligjzbatuese amerikane. Dhe ka mbështetjen time të plotë”, shprehet Lu i cili mesa duket e shtyrë “afatin” nga janari në shkurt:

 “Populli shqiptar me të drejtë është lodhur nga pritja për 27 vjet për drejtësi. Jam optimist se do të shohim dëgjesat e para për vetingun në shkurt. Po ashtu jam optimist se parlamenti do të ngrejë Këshillin e Lartë të Prokurorisë në mars ose prill, çka i hap rrugën përzgjedhjes së një Prokurori të Përgjithshëm të ri dhe krijimit të SPAK dhe BKH.  Efektet e para janë ndjerë tashmë. Ka njerëz të korruptuar që kanë frikë. Reforma e gjyqësorit ka filluar dhe populli shqiptar duhet të jetë i paduruar për frytet e kësaj reforme,” deklaron ndër të tjera ambasadori Lu.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049