INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu politikanëve: Mos na turpëroni!

Donald Lu politikanëve: Mos na turpëroni!

Publikuar më: 14:57 04-05-2016

Ambasadori Amerikan Donald Lu, që në momentin që shkeli tokën shqiptare, ka qënë i drejtpërdrejtë me klasën politike shqiptare. Mesazhet e tij për situatën e korrupsionit apo kriminalzimit të politikës kanë qënë të forta, ndërsa sot fokusi është tek reforma në drejtësi. Donald Lu në tryezën e reformës për drejtësinë, përballë të gjithë kampeve politike ishte i drejtpërdrejtë kur deklaroj:

“Kam një mesazh shumë të thjesht: nëse kjo reformë dështon, turpëroni veten përpara atyre që ju kanë zgjedhur. Gjithashtu do të turpëroni marrëdhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ne nuk do të lejojmë të dështojë. Vendi shpreson që ju ta realizoni këtë reformë me sukses dhe ne do t’ju ndihmojnë për ta bërë këtë”.

Ndërsa klasa politike shqiptare vijon të lëshoja akuza ndaj kundërshtarëvë për pengesë të miratimit të reformës në drejtësi, Donald Lu ka një tjetër mesazh.

 “Mëshiroj udhëheqësit e shurdhër politik nëse e bllokojnë këtë reformë. Do të përballeni me zemërimin e publikut shqiptar në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, nëse mendoni se mund të mbroni gjykatësit e prokurorit të korruptuar, duke bllokuar këtë reformë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834