Ambasadori Amerikan Donald Lu ka ndjekur nga afër fjalën e Kryeministrit Rama, i cili paraqiti programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Diplomati amerikan nuk ka qenë i pranishëm në ditën kur Gramoz Ruçi u zgjodh kreu i ri i Kuvendit, ndërsa sot ai ka bërë një tjetër gjest që ka ngritur dyshime mbi pëlqimin e tij ndaj figurës së Ruçit. Gazetarët raportojnë se në momentin që Gramoz Ruçi fliste në Parlament, Ambasadori Lu ka hequr kufjet, duke mos dëgjuar të përkthyer atë çka ai fliste. A është ky një refuzim i ambasadorit ndaj kryeparlamentarit? Kjo mbetet për tu parë.