INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu siç nuk e keni parë ndonjëherë, shihni si vishet me qeleshe dhe kostum popullor [FOTO]

Donald Lu siç nuk e keni parë ndonjëherë, shihni si vishet me qeleshe dhe kostum popullor [FOTO]

Publikuar më: 18:29 04-12-2017

Nga dita në ditë, ambasadori amerikan Donald Lu po kthehet në një “shqiptar” të vërtetë.

Ai jo vetëm që flet mjaft mirë shqip, por vitet e fundit që ka punuar në vendin tonë, e ka bërë të njohë realitetin shqiptar, madje edhe të dashurohet me kulturën dhe ushqimet shqiptare.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu por edhe stafi i ambasadës e ka festuar në një mënyrë tejet të veçantë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
I gjithë personeli me ambasadorin në krye kanë zgjedhur kostume popullore tradicionale nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, duke treguar kështu jo vetëm zejtarinë e mrekullueshme dhe unike, por edhe kulturën dhe artin shqiptar që është trashëguar nga brezi në brez.
Fotot e stafit janë publikuar në profilin e Facebook-ut të Ambasadës Amerikane, e të shumtë janë ata që kanë komentuar për të gjetur se cilës trevë i përket veshja që mban ambasadori Donald Lu.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553