Pas letrës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj drejtuar prokurorit Besim Hajdarmataj ku i kërkonte këtij të fundit të thërriste të dëshmonin ish-kryeministrin Sali Berisha e kreun e PD Lulzim Basha për kokainën e kapur në Durrës, si persona që mund të kenë dijeni, vjen një takim i papritur.
Kështu ambasadori amerikan Donald Lu ka shkuar në takim me Sali Berishën në zyrën e këtij të fundit.
Nuk dihet se çfarë po diskutohet mes tyre por ky takim vjen pas skandalit të lobimit rus e letrës së Xhafajt. Kujtojmë se Basha sapo i ktheu përgjigje Xhafajt përmes një deklarate për media duke e cilësuar letrën e tij një akt të dënueshëm.
Sipas ministrit të Brendshëm, Basha e Berisha duhet të japin dëshminë si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës.