Është ajo periudhë e vitit kur të gjithë merren me Donald Trump.
Kur vjen punë për dublimet, italianët janë mbreti, mbretëresha dhe i gjithë oborri me fisnikët brenda. Një ikonë e vërtetë në këtë fushë për sa i përket filmave artistikë, vizatimorë dhe çdo gjë tjetër. Por edhe humori me batutat dhe thumbat nuk u kanë munguar kurrë. Këtë herë në shënjestër është vënë Presidenti i sapo-zgjedhur i Amerikës, i cili bëri të flisnin për të një botë e tërë. Dhe aty natyrisht nuk mund të mungonin italianët, me këtë dublim fantastik, ku na krijon përshtypjen se gjithçka është e vërtetë dhe Trump flet italisht.