I njohur për fjalimet e tij disi negative që gjithmonë shkaktojnë debat, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, ka ndërruar faqe dhe ka komentuar me nota pozitive shenjtërimin e Shën Terezës.
“Nënë Tereza përfaqëson më të mirën e të gjithëve ne. Ajo ishte e shenjtë dhe e devotshme dhe unë mendoj se është e mrekullueshme të shohësh katolikët anembanë botës duke nderuar kontributet e saj të shumta”,- ka shkruar Trump në Facebook, ku ka bashkëngjitur edhe një video në të cilën ai flet për Nënë Terezën, ndërkohë që në sfond shfaqen disa nga momentet e shenjtores shqiptare.