Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani ka marrë një mesazh nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me rastin e Festës së Bajramit të Madh, ku shkruhet:
“I dashur Zoti President,
Unë dhe Melania, në emër të popullit amerikan ju dërgojmë urimet tona të ngrohta për ju dhe popullin shqiptar teksa festoni Bajramin e Madh.
Myslimanët në Shtetet e Bashkuara iu bashkëngjitën të tjerëve anembanë botës gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit të përqendruar në veprime besimi dhe bamirësie. Këtu në Shtetet e Bashkuara myslimanët e përkujtojnë Bajramin e Madh me familjet dhe miqtë, duke vazhduar traditën e ndihmës së fqinjëve dhe ndarjes së bukës me të tjerët, të cilët vijnë nga të gjitha fushat e jetës.
Ndërsa festojmë këtë ditë të shenjtë së bashku na rivjen ndërmed dhe rikujtohemi për rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe mirëdashjes.
Edhe njëherë ju uroj Ju dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të shenjtë e të bekuar të Bajramit të Madh!”