Duke folur në tubimin e parë të tij që nga dorëzimi I raportit Mueller, Donald Trump përsëriti pretendimin e tij se raporti ishte një çlirim total.
Raporti nënvizonte se nuk ishin gjetur prova të përzierjes ruse por edhe se Trump nuk mund të clirohej tërësisht nga pengimi I drejtësisë. Në një fjalim 90 minutësh, Trump kritikoi hetimin duke përdorur një gjuhë të ashpër. Ai po fliste në një tubim në Micigan ku i tha turmës se pas tre vitesh gënjeshtra dhe shpifje, mashtrimi i madh rus tani ka vdekur.
Ai e quajti hetimin e këshilltarit special, ish drejtor i FBI, Robert Mueller, një plan të atyre që humbën zgjedhjet për të marrë në mënyrë të paligjshme pushtetin përmes përcarjes së amerikanëve të pafajshëm, me një mashtrim të menduar mirë.
Të shtunën, prokurori i përgjithshëm Uilliam Barr, publikoi një përmbledhje katër faqëshe të raportit të Mueller prej më shumë se 300 fletësh, që kishte si qëllim të hetonte nëse anëtarë të fushatës së trump ishin përzierë apo jo me Rusinë për të ndikuar në zgjedhje.
Sipas përmbledhjes, ekipi i Mueller nuk përcaktonte se pjesëtarë të fushatës ishin përzierë me Moskën, një fitore e rëndësishme politike kjo për presidentin që ka jetuar për dy vjet nën një hije dyshimi për kontaktet e fushatës së tij me rusët.