Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një ndër urdhërat më të rëndësishëm gjatë 17 muajve si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’i mbajtur familjet të bashkuara, pra për mosndarjen e familjeve të emigrantëve.
Urdhri vjen pas reagimeve të ashpra që ka nxitur politika “zero-tolerancë” e administratës Trump, kundër migrantëve nga Meksika që hyjnë në territorin amerikan.
Ai tha se ishte prekur nga fotot e fëmijëve që i kanë ndarë nga prindërit e tyre ndërkohë që këta të fundit janë burgosur apo ndjekur penalisht për kalimin e jashtëligjshëm të kufirit.
Ai gjithashtu kërkon që ligjet e emigracionit të ashpërsohen në ndonjë legjislacion të tillë.
“Ka të bëjë me bashkimin e familjeve,” tha Trump gjatë nënshkrimit të projektligjit.
“Nuk më pëlqeu të shihja familje të ndara,” tha ai ndërkohë që shtoi se administrata do të vazhdojë me politikën e saj ‘tolerancë zero’ për emigrimin e jashtëligjshëm.