Nuk kanë të sosur telashet për presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Elizabeth Ëarren, ka deklaruar sot se presidenti Trump, mund të futet në burg para se të mbahen zgjedhjet e ardhshme në vitin 2020.
“Përderisa po i afrohemi vitit 2020, Donald Trump mund të mos jetë president. Në fakt, ai mund të mos jetë as njeri i lirë”, tha Warren gjatë një fjalimi të mbajtur në ndërtesën përkujtimore të veteranëve, në Iowa.
Këto komente shënojnë një ndryshim të theksuar në retorikën e Warrenit, e cila deri tani nuk e kishte sulmuar Trump në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ndërkohë, ajo e ka lidhur pohimin e saj për një arrestim të mundshëm të kreut të Shtëpisë së Bardhë, teksa komentoi hetimet për ndërhyrjen Ruse në zgjedhjet e 2016-ës në Shtetet e Bashkuara.