Qeverisja e Donald Trump, presidentit aktual të SHBA-së ka nisur duke u kritikuar nga një numër i madh qytytetarësh dhe figura të njohura nga fusha të ndryshme dhe vazhdon të jetë e tillë si shkak i politikave të ndjekura nga manjati.
Një nga ngjarjet që ka bërë më shumë bujë në opinionin publik ishte rasti i ndodhur në shtetin e Floridas ku një adoleshent i armatosur shkaktoi një masakër në një shkollë duke lënë me dhjetëra viktima.
Së fundmi në SHBA, qytetarët kanë nisur një marshim kundër dhunës me armë me sloganin “Marshojmë për jetët tona” dhe ka qenë pikërisht një detaj që mori vëmendjen e të gjithëve.
Nismës i është bashkuar edhe modelja Kendall Jenner e cila kishte veshur një xhaketë gjatë protestës ku mbrapa shpinës së saj gjendej një fotografi e Trump me mbishkrimin “Zot na ruaj, ai nuk është presidenti im”.
Ajo shoqërohej nga një mike e saj dhe mesa duket ka qenë pikërisht xhaketa e Kendall e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve.
Demokraci e pastër! Të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimet e tyre.
rallying with kendall jenner, hailey baldwin, and jaden smith? casual #MarchForOurLives pic.twitter.com/LdssaFKQF2
— cassie ⚢ (@delicatemila) March 24, 2018