INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Trump pro emigracionit, ndryshon politikë në 5 shtete

Donald Trump pro emigracionit, ndryshon politikë në 5 shtete

Publikuar më: 12:42 14-03-2016

Kandidati Republikan Donald Trump ka ndryshuar retorikën e tij për emigrantët në prag të zgjedhjeve të radhës në nivel partiak, ku pritet të ketë garë në gjashtë shtete. Nga deklaratat e tij tejet radikale në lidhje me emigracionin, miliarderi tha se ai mbështet vetëm emigracionin e ligjshëm dhe se nuk ka asgjë kundër amerikano-latinëve. Trump do të synojë që të regjistrojë rezultate pozitive, pasi në katër nga gjashtë shtetet ku do të garojnë republikanët do të aplikohet sistemi “winner takes all”, që do të thotë se fituesi i merr të gjithë delegatët.

Kandidati republikan Donald Trump e ka zbutur disi retorikën e tij kundrejt emigrantëve, teksa ka deklaruar se ai e mbështet emigracionin e ligjshëm, në prag të zgjedhjeve të ardhshme në nivel partiak që do të mbahen në pesë shtete. Gjatë një takimi elektoral në Illinois, ai thirri në skenë një emigrant me prejardhje amerikano-latine, i cili mbante veshur një bluzë ku shkruhej “Emigracion i Ligjshëm për Trump”.

Në fjalën e tij simpatizanti vlerësoi miliarderin duke thënë se media po e dëmton rëndë imazhin e tij. “Ti e mbështet emigracionin” përfundoi emigranti.

“Sigurisht që e mbështes emigracionin”, ishte përgjigjia e Trump, i cili në këtë mënyrë ka ndryshuar në një farë mënyre edhe qëndrimet e tij radikale. Kujtojmë që më herët miliarderi ka propozuar dëbimin e emigrantëve si dhe ndërtimin e një muri rrethues përgjatë kufirit jugor me Meksikën.

Ndërkohë, në takimin e radhës të mbajtur në Ohio, Trump pati sërisht protesta gjatë mbledhjes me simpatizantët, ku mbështetës të kandidatit demokrat Bernie Sanders u futën në mesin e mbështetësve të miliarderit duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej emri i senatorit të Vermontit. Kjo situatë vijoi për disa minuta deri sa forcat e sigurisë i shoqëruan këta të fundit jashtë ambieteve ku po mbahej takimi. Pas anulimit të takimit në Chicago për shkak të dhunës, në mbledhjet elektorale të Trump po vendosen forca të shumta sigurie.

Më datë 15 mars, republikanët do të zhvillojnë zgjedhje në pesë shtete përfshirë Ohio, North Carolina, Missouri, Illinois dhe Florida, ku në tre prej tyre do të aplikohet sistemi vvinner takes all, që do të thotë se fituesi do të marrë të gjiithë delegatët.

Article Logic
Execution time: 0.0039091110229492