INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Trump shkarkon drejtorin e FBI-së

Donald Trump shkarkon drejtorin e FBI-së

Publikuar më: 08:54 10-05-2017

Presidenti Donald Trump, shkarkoi drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit, FBI, James Comey. “Presidenti ka pranuar rekomandimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të zv/ Prokurorit të Përgjithshëm lidhur me shkarkimin e drejtorit të FBI-së,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, i cili gjithashtu tha se Comey ishte “njoftuar pak kohë më parë, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Të martën FBI njoftoi Kongresin se zoti Comey kishte paraqitur në mënyrë të pasaktë disa nga gjetjet kyçe, që përfshinin hetimet rreth email-eve të zonjës Hillary Clinton, gjatë dëshmisë së dhënë prej tij në Kongres javën e kaluar.

FBI-ja saktësoi se vetëm një “numër i vogël” i email-ave i ishte dërguar kongresmenit Anthony ëiner, jo “qindra dhe mijëra “, siç ishte shprehur në dëshminë e tij zoti Comey.

Letra e FBI-së iu dërgua Komisionit Juridik të Senatit të martën, më shumë se një javë pasi zoti Comey dëshmoi për orë të tëra në mbrojtje të mënyrës se si e kishte trajtuar hetimin e emailave të zonjës Clinton. kjo ishte deklarata e tij e javes se shkuar

“Pata dy zgjidhje. Të flisja apo të fshihja hetimin. Nëse flisja do të ishte keq për zgjedhjet që zhvilloheshin pas 11 ditësh. Nëse fshihja hetimin, do të ishte katastrofike për FBI-në dhe përtej saj. Në retrospektivë, do të merrja të njëjtin vendim sërish dhe do të informoja kongresin. Dua ta theksoj, sepse njerëzit e harrojnë, informova kongresin përmes një letre, nuk bëra asnjë lajmërim publik”.

James Comey tha se ndien një përzierje të lehtë kur mendon se mund të ketë pasur ndikim në zgjedhjet presidenciale amerikane. Por ai shtoi se fshehja e zbulimit të email-eve të reja të Hilari Clinton do të kishte qenë katastrofike.

Comey foli para panelit të senatit për mbikëqyrjen e FBI-së, ku ai mbrojti pozicionin e tij pak para zgjedhjeve presidenciale te vitit te shkuar kur edhe nisi hetimin per zonjen klinton.

Deshmia e tij erdhi një ditë pasi Hillary Clinton sërish fajin për humbjen e saj ia faturoi gjestit të drejtori të FBI-së dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhje. Comey u emërua drejtor i FBI nga Presidenti Barak Obama në vitin 2013.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785