Presidenti Trump duket se nuk i ka aspak mirë punët në shtëpi.
Ai është në udhëtimin e tij për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, por duket se nuk ka aspak paqe në shtëpi. Gjatë vizitës në Tel Aviv ditën e djeshme Presidenti amerikan ka zgjatur dorën e tij për të mbajtur atë të bashkëshortes Melania, por nuk e priste reagimin e saj. Ajo ishte gjysëm hapi prapa bashkëshortit dhe në atë moment e ka goditur me shuplake dorën e Trump duke e refuzuar. Menjëherë kreu i shtetit amerikan e përdori me shumë kujdes dorën e refuzuar për të rregulluar kravatën e tij, por ky reagim nuk i shpëtoi kamerave dhe video sigurisht që u bë virale.