Kjo video ka bërë një numër të konsiderueshëm personash që të besojnë se Presidenti amerikan vuan nga sëmundja që në Amerikë e quajnë “OCD”. Një përdorues i Twitter shkruan: “Të njëjtën gjë e bëj dhe unë, ka të bëjë me një çrregullim mendor që të bën të lëvizësh gjërat që ke para vetes edhe nëse ato janë në vendin e duhur, të kthehet në obsesion”.
Një tjetër shkruan: “Ai gjithnjë e bën një gjë të tillë, a nuk e keni parë se si gjithmonë lëviz mikrofonët në konferencë për shtyp?”.
Trump më herët e ka quajtur veten si “germofob”, që do të thotë i fiksuar me rregullin dhe pastërtinë, kjo edhe kur atë e akuzojnë në politikat e tij.