Vëllezërit Veshaj ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në "Piter Pan", ku nuk munguan edhe pyetjet lidhur me historitë e tyre të dashurisë, shumë të komentuar në mediat rozë. Gjatë emisionin një nga vogëlushët e pyeti Donaldin për Borën. “A e do ti Borën"”, ishte pyetja që iu drejtua Donaldit.
“Po, vdes për Borën…”, u përgjigj aktori duke e shprehur hapur dashurinë ndaj moderatores bukuroshe.
Ndërkohë edhe Romeo Veshaj u pyet nëse është i dashuruar me Jonidën. Ai tha që e do shumë por më pas e vazhdoi me doza humori. “Unë e dua shumë Jonidën, bile kam hapur dy faqe ‘Jonida fanpage’… ajo i ka këngët fantastike, e do gjithë Shqipëria, bravo të qoftë, vazhdo kështu”, deklaroi Romeo.