Mbrëmjen e djeshme Luana Vjollca publikoi një postim ku shihej në Zvicër ku vendi mbulohej me borë, por mbishkrimi që vendosi bëri të gjithë të kuptonin që në fakt tregoi mbështetjen e saj ndaj mikeshës së saj, Bora Zemanit në këtë situatë që moderatorja e programit të dashurisë ndodhet.
“Me Borën …”, shkruante Luana në postimin e saj.
Mirëpo e dini që veprimi i vetëm që Bora Zemani ka bere mbrëmjen e djeshme ka të bëjë vetëm me këtë postim?!
Teksa ishte në fokusin e publikut dhe Donaldi tha se ndihej në faj duke mos e respektuar Zemanit, kjo e fundit ka vendosur të pëlqejë postimin e Luanës, duke treguar që e vlerëson mbështetjen e Vjollcës edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.