INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donaldi hoqi dorë nga emisioni ''Më lër të flas'' prej pakënaqësive?! Zbulohet si qëndron e vërteta

Donaldi hoqi dorë nga emisioni ''Më lër të flas'' prej pakënaqësive?! Zbulohet si qëndron e vërteta

Publikuar më: 15:06 26-02-2022

U përfol se Donaldi dhe Romeo kishin hequr dorë nga emisioni që i’u premtua në Top Channel. Por vëllezërit binjakë në të vërtetë nuk kanë hequr dorë nga emisioni.

“Më lër të flas” ishte emisioni që aktori i humorit mori si dhuratë nga BB VIP dhe emri lidhet me shprehjen e tij që u bë virale në rrjet. Dyshimet lindën pasi vëllezërit Veshaj fshinë promon paralajmëruese të programit. 

Burimet për Prive kanë konfirmuar se pas pjesëmarrjes në festë deri diku janë sheshuar pakënaqësitë.

Donaldi dhe Romeo kanë vendosur që të mos anulojnë gjithçka dhe me gjasë do të jenë në shtëpinë e tyre të re mediatike ashtu siç ishte paralajmëruar. Kujtojmë që Donaldi nuk mori pjesë në Post Big Brother VIP.

Për më tepër, ai ka hequr dorë nga udhëtimi nëpër botë që mori si dhuratë. Dje shpjegoi përmes një videoje që ndau në Instagram, se ka menduar që t’i dhurojë 7 biletat për destinacionet për 7 çifte.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109