INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donaldi i kërkoi të ndaheshin, Fifi ka dy fjalë për Beatrix!

Donaldi i kërkoi të ndaheshin, Fifi ka dy fjalë për Beatrix!

Publikuar më: 16:34 12-01-2022

Tensionet mes çiftit Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother Vip duket se kanë arritur pikun e tyre teksa mbrëmë Donald i ka kërkuar Beatrix që ta mbyllin këtu. Ky reagim vjen pas disa javësh debate dhe ftohje mes dyshes dhe mbrëmë ai i tha këngëtares se është më mirë të vazhdojnë vetëm. Reagim të menjëhershëm për këtë ka pasur këngëtarja Filloreta Raçi, ose Fifi siç njihet nga publiku e cila i ka dalë në mbrojtje Beatrix. Fifi ka qënë shumë e afërt me të dy brenda shtëpisë por duket se duke parë gjendjen e mocionale shpesh të lëkundur të Beatrix i ka dalë në krahë mikes së saj. Përmes një postimi ku ka ndarë momentet më të bukura mes saj dhe Trixës brenda shtëpisë ajo i ka shkruar se është pranë saj.

“Bebi jem, jam këtu”– shkruan Fifi me anë të insertit me momentet e grumbulluara.

unnamed-file-1.jpg

 

Beatrix dhe Donald kanë pasur debate dhe ftohje prej disa kohësh por duket se emisioni i mbrëmshëm i ka bërë të dy të kuptojnë ndjenjat e tyre dhe se ku qëndrojnë në këtë marrëdhënie. E teksa pakënaqësitë kanë dalë në sipërfaqe, dyshja kanë vendosur t’i japin fund lidhjes, një vendim ky ii marrë nga Donaldi.

Article Logic
Execution time: 0.0032789707183838