Donaldi është emocionuar shumë pasi ka parë se në shtëpinë e Big Brother ishte edhe ish-e dashura e tij Bora Zemani.
“Jam shumë i turbullt tani, s’e di a ka ardhur për mua,” tha Donaldi teksa të gjithë u afruan për ta mbështetur.
Donaldi ka treguar se ka pasur një lidhje gati 3-vjeçare me moderatoren Bora Zemani dhe për historinë e tyre ka folur edhe në Big Brother.
Në fakt Bora Zemani teksa ishte në studio tha se do të zgjidhte shoqen e saj të ngushtë Semin për të folur.
Bora tregoi se është e prekur për abuzimin dhe keqinterpretimet që media të ndryshme kanë bërë kundrejt marrëdhënies së Semit dhe Donaldit.
Ajo shtoi se ata të dy kanë pasur gjithnjë atë marrëdhënie mes njëri-tjetrit dhe se është e qetë dhe e sigurtë për gjithçka ka ndjekur gjatë këtyre ditëve brenda "Big Brother Vip’".
”Jam shumë e qetë për sjelljen e tyre, ata ashtu janë dhe jashtë. Më vjen mirë që Donaldi e ka mbështetur pasi Semi ka vërtetë nevojë”, tha Bora.