Donaldi ka folur së fundmi për rrugëtimin e tij në shtëpinë e famshme. Ai u shpreh se ka gjëra që do dëshironte t’i kishte bërë ndryshe, pa dhënë më shumë detaje.
Aktori shtoi se çdo njeri gabon kur është i vëzhguar 24 orë nga kamerat.
“Eksperienca ishte shumë e veçantë që të bënte të provoje limite që nuk i kishe provuar më parë dhe ndoshta nuk do i provoje kurrë në jetë. Ka gjëra që do bëja ndryshe. Por kur je 24 orë në 24 me kamera, çdo njeri gabon. Është një eksperiencë shumë e fortë. Nuk mund të mendohesh. I kam dhënë maksimumin dhe i mora maksimumin. Unë nuk jam i mërzitur që nuk fitova, por dashuria që kam marrë nga njerëzit është fitorja më e madhe”, tha ai i ftuar në emisionin “Wake Up”.